Në mungesë të një sheshi, Komuna e Fushë-Kosovës e mbyll rrugën “Dardania” për vetura

Në mungesë të një sheshi, Komuna e Fushë-Kosovës e mbyll rrugën “Dardania” për vetura

Aktuale July 03, 2024 - 10:37

Komuna e Fushë-Kosovës mund të jetë i vetmi qytet i cili akoma nuk e ka një shesh ku qytetarët mund të dalin dhe në mungesë të saj Komuna çdo verë e kthen rrugën kryesore të qytetit në shesh për këmbësorë.

Komuna ka njoftuar qytetarët se rruga “Dadrania” do të mbyllet për qarkullim të veturave nga 7 korriku deri më 31 gusht, prej orës 20:00 deri 24:00, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë nga Komuna:

Njoftim për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës dhe më gjerë se rruga “Dardania”, përkatësisht rruga nga shkolla “Mihal Grameno” deri te rruga “Pajazit Islami”, do të mbyllet për lëvizjen e veturave në këtë periudhë kohore:

Data: 05.07.2024 - 31.08.2024

Ora: 20:00 – 24:00

Luten qytetarët që frekuentojnë në këtë interval kohorë të respektojnë udhëzimet e policisë, të cilët do të kujdesen për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë, në të kundërtën do të shqiptohen gjobat sipas ligjit.

Në të gjitha kryqëzimet e rrugëve dhe kënde të rrugëve do të jenë të vendosura shenjat orientuese të komunikacionit për hyrje-dalje.

Faleminderit për mirëkuptim!