Eyal Waldmani emërohet konsull nderi i Kosovës në Izrael

Eyal Waldmani emërohet konsull nderi i Kosovës në Izrael

Aktuale July 03, 2024 - 10:18

Sipërmarrësi i njohur, Eyal Waldman, është emëruar konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në shtetin izraelit, Ines Demiri.

Përmes një njoftimi në rrjetin social X, Demiri bëri të ditur se emërimi i Waldmanit u bë në një ceremoni zyrtare.

Në po të njëjtën ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

“Ekspertiza e thelle e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë - Izrael”, shkroi Demiri.