Stuhi shiu në Mal të Zi, raportohen 2 viktima

Stuhi shiu në Mal të Zi, raportohen 2 viktima

Aktuale July 02, 2024 - 19:13

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Malin e Zi me shira të dendur dhe erëra të forta.

Dhjetëra pemë u rrëzuan, teksa era mori me vete shezlongë plazhi, tjegulla dhe objekte të tjera të forta.

Sipas mediave malazeze, si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një punëtor vinçit në një kantier ndërtimi si dhe një person që u godit nga rrufeja në Lushticë.

Sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Barit, në momentin e stuhisë, fuqia e erës arriti në 200 kilometra në orë.