Bie numri i kurorëzimeve në Kosovë

Bie numri i kurorëzimeve në Kosovë

Aktuale July 02, 2024 - 15:53

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2023, janë regjistruar 18.493 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 978 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1515.

Krahasuar me vitin paraprak (2022) që ishin 17.863, në vitin 2023 janë kurorëzuar 16. 978 apo 4.95 % persona më pak, transmeton Zeri.info.

Kurse jashtë Kosovës janë regjistruar 1515 kurorëzime.

Krahasuar me vitin 2022, 1627 kurorëzime, në vitin 2023 janë kurorëzuar 1515, apo 6.9% më pak çifte.

Nga të dhënat statistikore, shihet se kurorëzime brenda Kosovës janë regjistruar më pak në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, gjithashtu jashtë Kosovës ka numër më të vogël të çifteve të kurorëzuara në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022. 

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtinë janë regjistruar më së shumti kurorëzime 1727, apo 9,3%, në Prizren me 1597, apo 8,6%, në Ferizaj 1102, apo 6.0% etj.

Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2023, më së shumti raste ka te meshkujt e grup-moshës 25-29 ne vendin e dytë grup-moshat 30-34 dhe në vendin e tretë grup-moshat 20- 24,ndërsa te femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grup-mosha 20-24, vendin e dytë grup-mosha 25-29, si dhe vendin e tretë grup-mosha 30-34.

Mosha mesatare e personave të kurorëzuar, të regjistruar gjatë vitit 2023, ishte 30 vjeç. /Zëri