Kosova besnike e Velipojës, qindra pushues zgjedhin plazhin e veriut për fundjavë

Kosova besnike e Velipojës, qindra pushues zgjedhin plazhin e veriut për fundjavë

Aktuale July 01, 2024 - 22:27

Velipoja vijon të mbetet një destinacion kryesor për pushuesit nga Kosova.

Pavarësisht se gushti ende nuk ka ardhur, të shumtë janë pushuesit kryesisht në fundjavë.

Sipas tyre, këtë vit ka rritje të çmimeve, sidomos të banesave.

Gazmir Mehmeti, operator turistik në plazhin e Velipojës, flet edhe këtë vit për mungesën e punonjësve.

Shqipëria është përballur vitet e fundit me mungesa të mëdha në punonjës shërbimesh gjatë sezonit të verës./Ora News