Hovenieri te shefja e shtetit: Diskutuan për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të presidentes

Hovenieri te shefja e shtetit: Diskutuan për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të presidentes

Aktuale July 01, 2024 - 21:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Siç ka njoftuar zyra e presidencës në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë. 

Në këtë drejtim, Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë e barabartë në tryezën e dialogut, ka njoftuar presidenca.

Tutje, Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani.

“Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Presidencës.