Kurti: Ministrja Haxhiu dërgoi letër në Serbi për transferimin në Kosovë të katër të burgosurve shqiptarë atje
Foto: Laura Hasani

Kurti: Ministrja Haxhiu dërgoi letër në Serbi për transferimin në Kosovë të katër të burgosurve shqiptarë atje

Aktuale July 01, 2024 - 19:34

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka shpërndarë njoftimin se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është drejtuar ministres së Drejtësisë së Serbisë për transferimin në Republikën e Kosovës të katër të burgosurve shqiptarë në Serbi.

“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa, gjenden në burgjet e Serbisë mbi pretendimet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Republika e Kosovës ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj. Si shtet demokratik që mbron dhe siguron të drejtat e njeriut përtej standardeve evropiane, republika jonë do sigurojë trajtim të pavarur e të paanshëm ndaj çdo pretendimi që ngritet ndaj qytetarëve të saj”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Javën qe lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë. 

Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë per tu gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.