Mbi 125 milionë euro, buxheti i Komunës së Gjilanit për tre vjetët e ardhshëm

Mbi 125 milionë euro, buxheti i Komunës së Gjilanit për tre vjetët e ardhshëm

Aktuale July 01, 2024 - 15:24

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa Herolinda Murati-Leka ka njoftuar se ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore.

Sipas drejtoreshës, cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027 ka përfunduar me sukses dhe në këtë mënyrë do të kalohet në fazën tjetër të buxhetimit komunal.

Tutje, drejtoresha Murati-Leka theksoi se buxheti për të cilën është diskutuar përfshin shumën prej 125 milionë eurove.

Muarti-Leka tha se propozimet e dala nga këto dëgjime buxhetore do të shqyrtohen në mënyrë që të bëhen pjesë integrale e buxhetit të komunës sonë për tre vjetët e ardhshëm.

“Duhet theksuar se buxheti për të cilin është diskutuar përfshinë në kumulativ 3-vjeçar një shumë prej 125,802,647.00 eurove”, tha Herolina Murati-Leka.

Ajo theksoi më tej se me këto dëgjime buxhetore, qytetarëve të komunës sonë, u është dhënë mundësia që të marrin rol aktiv në procesin e planifikimit të buxhetit të komunës.

Drejtoresha për Buxhet e Financa, shtoi se në këto takime kanë pasur banorë të lagjeve urbane, banorë të fshatrave që nga fshatrat e afërta e deri tek ato kufitare, ka pasur gjithashtu përfaqësues të organizatave rinore, OJQ, studentë, sportistë, përfaqësues nga komuniteti i kulturës, gra pensioniste, gra të vet-punësuara, aktiviste e grupe tjera të interesit.

“Ky interesim për të qenë pjesë e këtyre dëgjimeve buxhetore shpërfaq më së miri besimin që qytetarët kanë në këtë proces të rëndësishëm të planifikimit të buxhetit për komunën tonë”, tha drejtoresha Murati-Leka. /telegrafi