Ejupi për Kadarenë: Iku gjenerali i letrave shqipe

Ejupi për Kadarenë: Iku gjenerali i letrave shqipe

Aktuale July 01, 2024 - 14:21

Afaristi Remzi Ejupi ka shkruar në lidhje me vdekjen e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Në një shkrim në Facebook, Ejupi ka thënë se me ikjen e Kadaresë miliona fjalë mbetën pa gjeniun e tyre.

"Iku Kadareja, ‘Gjenerali’ i letrave shqipe dhe mbeti jetim një pendë, një fletore dhe një gomë! Miliona fjalë mbetën pa gjeniun e tyre! Pusho i qetë shkrimtar që preke Olimpin!", shkroi Ejupi, duke ngushëlluar të gjithë shqiptarët.

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, vdiq mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare. /Zëri