Osmani pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar Zupançiq

Osmani pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar Zupançiq

Aktuale July 01, 2024 - 13:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar-Zupançiq, më parë është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe pas këtij takimi mbajtën edhe një konferencë për media.

Ajo në konferencë për media pas takimit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ka thënë se raporti ndërmjet dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe duan që të shohin që bashkëpunimi të vazhdohet në të gjitha fushat.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve.