Haxhiu letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë
Foto: Laura Hasani

Haxhiu letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Aktuale July 01, 2024 - 12:11

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një letër ministres serbe të Drejtësisë, Maja Popoviq, ku ka kërkuar që kosovarët që po mbahen në burgje të Serbisë të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen këtu.

Haxhiu në një postim në platformën “X” ka shkruar se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa po mbahen në burgjet e Serbisë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e Drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, ka pohuar ministrja Haxhiu.

Në letrën drejtuar ministres serbe, Haxhiu ka përmendur edhe marrëveshjen bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes ty shteteve.

Ndryshe, disa prej kosovarëve të arrestuar po qëndrojnë tash e disa vite në burgjet e Serbisë.