Bislimi ngushëllon mbarë kombin shqiptar për humbjen e Kadaresë

Bislimi ngushëllon mbarë kombin shqiptar për humbjen e Kadaresë

Aktuale July 01, 2024 - 12:08

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ngushëlluar mbarë popullin shqiptar për humbjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bislimi tha se krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij do të jetojnë përherë mbi raftet tona të librave.

“‘Kështjella’, ‘Kronikë në gur’, ‘Pallati i Ëndrrave’, ‘Prilli i thyer’, ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Mosmarrëveshja’. Këto janë vetëm disa nga qindra testamentet letrare që po lë pas pena e artë e shkronjës shqipe, Ismail Kadare. Krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave. Për ta lexuar e kujtuar, vlerësuar e çmuar. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe”, shkroi ai.