Konjufca pret kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq

Konjufca pret kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq

Aktuale July 01, 2024 - 11:37

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Pas takimit, kryetarët Glauk Konjufca dhe Urshka Klakoçar Zupançiq do të mbajnë konferencë për media.

Gjatë ditës edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar Zupançiq.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve. /rtk