Hoti: Kadareja do të rrojë përgjithmonë me ne dhe brezat që vijnë

Hoti: Kadareja do të rrojë përgjithmonë me ne dhe brezat që vijnë

Aktuale July 01, 2024 - 10:35

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e shkrimtarit të madh të letërsisë shqiptare Ismail Kadaresë, duke thënë se personalitete krijuese si ai nuk vdesin kurrë.

Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shqiptarët dhe kultura shqiptare në botë njihen më mirë falë kontributit të tij, raporton Zeri.info.

“Vepra e tij është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe botërore. Ai do të rrojë përgjithmonë me ne dhe brezat që vijnë. Shqiptarët i kanë dhënë botës një shkrimtar të madh. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin botëror të kulturës shqiptare, të traditës, të konceptit të besës, të vuajtjeve të popullit shqiptar nën regjimin komunist, të cilat i ka përshkruar në mënyrë unike. U prehtë në paqe ky gjeni i letërsisë dhe kulturës shqiptare”, shkroi Hoti në Facebook.