Begaj për vdekjen e Kadaresë: Shqiptarët humbën sot emancipuesin e tyre shpirtëror

Begaj për vdekjen e Kadaresë: Shqiptarët humbën sot emancipuesin e tyre shpirtëror

Aktuale July 01, 2024 - 10:18

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ai ka shkruar se shqiptarët sot humbën emancipuesin e tyre shpirtëror.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”.

Kadare vdiq sot në orën 08:50, në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, në moshën 88-vjeçare.