Konjufca pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, pastaj dalin në konferencë
Foto: Laura Hasani

Konjufca pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, pastaj dalin në konferencë

Aktuale July 01, 2024 - 08:11

Me kryetaren e kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq, sot do të takohet edhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Takimi do të nisë në ora 11:00 dhe pas takimit Konjuca dhe Zupançiq do të mbajnë konferencë për media.

Njoftimi i plotë:

Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për sot, 1 korrik 2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakocar Zupançiq.

Koha: 11:00

Vendi: Kabineti i Kryetarit

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Pas takimit, në orën 12:00 kryetarët Glauk Konjufca dhe Urška Klakocar Zupançiq do të mbajnë konferencë për media.