Ndërtimi i rrethrrotullimit afër Gorenjes, Komuna thotë se po bëhet zgjidhje për 20-30 vitet e ardhshme

Ndërtimi i rrethrrotullimit afër Gorenjes, Komuna thotë se po bëhet zgjidhje për 20-30 vitet e ardhshme

Aktuale June 30, 2024 - 19:28

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai tha se këto punime janë duke vazhduar me intensitet të lartë dhe pasi të përfundojë pjesa tjetër e rrugës nga Gorenje në Veternik, do të ndërtohet një rrethrrotullim.

Sipas tij, me ndërtimin e këtij rrethrrotullimi do të lehtësohet trafiku.

"Në këtë kuadër, falënderojmë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin e tyre dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti”, thotë Rama.