![Sot hapet për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, Rama publikon pamjet fantastike](/uploads/zeri.info/images/2024/June/30/auto_Kashar-Thumane1719731985.jpg)
Sot hapet për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, Rama publikon pamjet fantastike
Aktuale
June 30, 2024 - 09:18
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka publikuar pamjet fantastike të rrugës Thumanë – Kashar, që hapet sot për qarkullim.
Ceremonia zyrtare e hapjes do të mbahet në ora 19:00.
Me këtë rast Rama tha se kjo rrugë do t’u shërbejë të gjithëve dhe turizmit.
“Mirmëngjes, dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë“, tha ai.
Ndiqni pamjet e xhiruara nga droni.