SHSKUK: Sasia e ampulës “Fentanyl” në SHSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme
Aktuale
June 29, 2024 - 22:19
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se në QKUK ka mungesë të ampulave ‘Fentanyl’, që janë të nevojshme për kryerjen e operacioneve.
Ata thanë se sasi e ampulës ‘Fentanyl’ në SHSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, siguron qytetarët e pacientët se operacionet kanë qenë e janë duke vijuar normalisht. Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme. Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë. Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre. /express