Lladrovci pret në takim djalin e Thaçit: Endriti është një mysafir i rrallë e i çmuar

Lladrovci pret në takim djalin e Thaçit: Endriti është një mysafir i rrallë e i çmuar

Aktuale June 29, 2024 - 21:57

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim djalin  e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçin.

Lladrovci për Endritin thotë se është një mysafir i rrallë e i çmuar.

“Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve”, ka shkruar kreu i Drenasit në Facebook,.

“Veprimtaria e përbashkët atdhetare me mikun tim, Hashim Thaçin, është e begatë dhe duhet kujtesë e fuqishme për renditjen e shumë ngjarjeve, nga njohja, te aksioni i parë i UÇK-së më 1992, e deri te vizita në Hagë”.

“Endriti është krenari e familjes Thaçi, me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Latif Thaçit. Faleminderit për vizitën Endrit!”.