Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin edhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare

Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin edhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare

Aktuale June 29, 2024 - 09:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Republikës franceze, Olivier Guérot.

Presidenca ka njoftuar sot se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim. /Zëri