Gërvalla në Kroaci, merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut
Foto: Laura Hasani

Gërvalla në Kroaci, merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Aktuale June 29, 2024 - 08:30

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut.

“Kjo platformë tashmë tradicionale paraqet një mundësi të mirë për diskutimin e sfidave aktuale të politikës ndërkombëtare.

Gjatë këtij forumi, Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë si dhe do të ndajë përvojën e Republikës së Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike dhe reformat e thella në sundimin e ligjit, ngritjen e standarteve të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Ajo do të theksojë gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit multilateral për tejkalimin e sfidave globale”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Po ashtu thuhet se në margjina të Forumit të Dubrovnikut, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë edhe takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Zëri