![Rama: Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën](/uploads/zeri.info/images/2024/May/10/auto_Perparim_Rama-ceremonia_e_nenshkrimit_te_marreveshjeve_per_projektin_per_eficience_te_energjise_ne_ndertesa_publike-21_dhjetor_2023-Laura_Hasani_copy1715339202.jpg)
Rama: Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën
Aktuale
June 28, 2024 - 23:50
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën.
Ai ka thënë se po punohet pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit.
“Rrugë dhe trotuare më të gjera , me shumë pemë të mbjella , e bëjnë Lagjen e Muhaxherëve më të bukur dhe të qasshme.
Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën . Ekipi punon pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit , duke synuar ta bëjë atë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, shkruan Rama në Facebook.