Maqedonci pret në takim lamtumirës këshilltarin bilateral, Mustafa Pamuk

Maqedonci pret në takim lamtumirës këshilltarin bilateral, Mustafa Pamuk

Aktuale June 28, 2024 - 17:12

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Turqisë, Mustafa Pamuk.

Me këtë rast, ministri i ndau mirënjohje për shërbimin dhe kontributin e dhënë në mbështetjen e ministrisë së Mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

Ministri po ashtu i uroi mirëseardhje pasardhësit të Pamukut, kolonelit Ayhan Aydogdu.