Osmani iu uron suksese dhe shërbim të shquar kadetëve të rinj

Osmani iu uron suksese dhe shërbim të shquar kadetëve të rinj

Aktuale June 28, 2024 - 17:02

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përgëzuar kadetët e rinj të gjeneratës 2024, të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë të Mbrojtjes që tashmë janë oficerët-liderët e rinj ushtarakë të FSK-së.

Osmani iu ka uruar një karrierë të suksesshme në shërbim të shquar, përkushtim maksimal dhe angazhim në shërbim të atdheut,.

“Përgëzime të gjithë kadetëve të Gjeneratës 2024 të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë sonë të Mbrojtjes që tashmë janë oficerët-liderët e rinj ushtarakë të FSK-së!”, shkroi Osmani në Facebook.