Sot u mbajt pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, MASHTI: Edhe këtë herë u larguan disa nxënës pasi përdoren telefona
Foto: Laura Hasani

Sot u mbajt pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë, MASHTI: Edhe këtë herë u larguan disa nxënës pasi përdoren telefona

Aktuale June 28, 2024 - 16:52

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se sot është mbajtur pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

Sipas MAShTI-it, ngjashëm si herën e parë, edhe sot për shkak të përdorimit të telefonave janë larguar disa nxënës.

“Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit”.

“Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës”, thuhet në njoftim.

Më tej, është bërë e ditur se rezultatet e testit do të publikohen më 8 korrik.