Ndalohet përdorimi i TikTok-ut në institucionet publike

Ndalohet përdorimi i TikTok-ut në institucionet publike

Aktuale June 28, 2024 - 14:48

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të rrjetit social TikTok në institucionet publike.

Vendimin për këtë e ka paraqitur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ndërsa kabineti qeveritar e ka votuar unanimisht këtë propozim, transmeton Zeri.info.

“Me qëllim të rritjes së sigurisë kibernetike, MPB-ja i rekomandoi Qeverisë që të ndalojë instalimin, përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok dhe gjitha shërbimeve të tij në të gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit elektronik dhe komunikimit”.

“Obligohen të gjitha institucionet publike të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e funksionimit të shërbimit të rrjetit social TikTok”, tha Dobra në mbledhjen e Qeverisë.

Me këtë gjithë zyrtarët publikë janë të obliguar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok. /Zëri