Policia ia gjen serbit flamurin rus në Gazimestan [foto]
Foto: Laura Hasani

Policia ia gjen serbit flamurin rus në Gazimestan [foto]

Aktuale June 28, 2024 - 12:57

Policia e Kosovës është duke kryer kontrolle në hyrje të Gazimestanit, ku pritet të shënohet festa serbe e “Vidovdanit”.

Asnjë serb nuk po lejohet të hyjë me veshje nacionaliste ose mesazhe kundër Kosovës, ndërsa një serb ka tentuar të futë fshehurazi flamurin rus.

 

Image

Një femër po ashtu ka refuzuar t’u nënshtrohet kontrolleve dhe e njëjta nuk është lejuar të hyjë brenda Gazimestanit, ku janë mbledhur një numër i qytetarëve serbë. /Zëri

Image

Image