Abbotti emërohet ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri
Foto: Laura Hasani

Abbotti emërohet ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

Aktuale June 28, 2024 - 11:44

Diplomati britanik Nicholas Abott, i cili ka shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, është emëruar tashmë ambasador i shtetit të tij në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar me seli në Tiranë.

Ai në këtë pozitë do ta pasojë diplomatin tjetër, Alastair King-Smith dhe do ta marrë detyrën nga shtatori.