Hapet pishina e Gërmisë, këto janë çmimet

Hapet pishina e Gërmisë, këto janë çmimet

Aktuale June 28, 2024 - 11:19

Nga sot është hapur pishina publike e Gërmisë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot gjatë gjithë ditës hyrja do të jetë pa pagesë, ndërsa çmimet kanë mbetur të njëjta me vitin e kaluar, ku hyrja për të rritur gjatë pesë ditëve të javës do të jetë 4 euro, ndërsa në fundjavë 5 euro, kurse ajo për moshat e vogla do të jetë 2 euro gjatë 7 ditëve, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Ju ftojmë të vini dhe të shijoni një ditë relaksi në mes të gjelbërimit të parkut të bukur të Gërmisë.

Çmimet e hyrjes gjatë pesë ditëve të javës janë:

Për të rritur: 4 euro

Për të vegjël: 2 euro

Në fundjavë janë këto çmime:

Për të rritur: 5 euro

Për të vegjël: 2 euro

Ejani dhe shijoni freskinë e pishinës sonë, ku ju presin ambiente të pastra dhe të sigurta për të gjithë familjen.

Ju mirëpresim!