Oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate

Aktuale June 28, 2024 - 10:41

Me ceremoni shtetërore të organizuar në akademinë e mbrojtjes kroate “Dr. Franjo Tuëman” në Zagreb me prezencën e presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Milanoviq, me sukses kanë diplomuar pjesëtarët e FSK-së. Major Kreshnik Nimoni, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, kapiten Besim Dervoviq, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe rreshter i parë Fahri Paloja, Shkolla e lartë e Nënoficerëve.

“Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështet në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale dhe me standardet më të larta të edukimit”, thuhet në njoftim.