Kurti për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”: Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve
Foto: Laura Hasani

Kurti për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”: Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve

Aktuale June 28, 2024 - 09:19

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pasi dje me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë është ndaluar mbajtja e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

Kurti ka thënë se Serbia dje mbylli një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE-ja, një festival i cili ka për qëllim festimin e diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, transmeton Zeri.info.

“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia mbylli të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE-ja, festivalin ‘Mirëdita, dobar dan!”. Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, ‘Mirëdita, dobar dan!’ u rrëmbye nga ZKM i Serbisë Vulin dhe MPB Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, shkroi Kurti në X.

Ai shtoi se me këtë veprim Serbia ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin. /Zëri