Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalimin e TikTok-ut në të gjitha institucionet publike
Foto: Laura Hasani

Qeveria sot pritet të marrë vendim për ndalimin e TikTok-ut në të gjitha institucionet publike

Aktuale June 28, 2024 - 08:16

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme, e cila pritet të fillojë në orën 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social TikTok në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i drafti i Strategjisë Shtetërore kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i draftit i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026.