Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Aktuale June 28, 2024 - 08:03

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.