Mbërrin në Kosovë edhe grupi i pestë i haxhilerëve

Mbërrin në Kosovë edhe grupi i pestë i haxhilerëve

Aktuale June 27, 2024 - 23:58

Këtë mbrëmje ka ateruar në Kosovë edhe grupi i pesë i haxhilerëve, që këtë vit qenë mysafirë në vendet e shenjta për ta kryer haxhin.

Kështu ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, ku ka ndarë dhe fotografi të mikpritjes së familjarëve.

“Haxhilerët nga Gjakova, Podujeva, Dragashi dhe Vitia, u shprehën jashtëzakonisht të lumtur që arritën ta kryenin haxhin. Ata thanë se organizimi nga Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë i mrekullueshëm dhe se gjithçka ka shkuar ashtu siç është më së miri”, thuhet në postimin e BIK-ut.