![Kurti takohet me Serwerin: Mirënjohës për analizat dhe këshillat e tij për Kosovën e rajonin](/uploads/zeri.info/images/2024/June/27/auto_Kryeministri-Albin-Kurti-dhe-profesori-Daniel-Serwer1719513247.jpg)
Kurti takohet me Serwerin: Mirënjohës për analizat dhe këshillat e tij për Kosovën e rajonin
Aktuale
June 27, 2024 - 20:32
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me profesorin Daniel Serwer, të cilin e quajti mik të madh të Kosovës.
Kurti tha se i është mirënjohës Serwerit për analizën dhe këshillat e tij për çështje të rëndësishme për vendin, qytetarët dhe rajonin në tërësi.
“Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit”.
“Si gjithmonë, i jam mirënjohës për analizën e tij therëse dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, shkroi Kurti.