Lajçaku flet për dialogun me ministrin e Lituanisë

Lajçaku flet për dialogun me ministrin e Lituanisë

Aktuale June 27, 2024 - 16:57

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis

“Diskutuam situatën aktuale politike në dialog dhe prioritetet në rolet tona përkatëse”, ka thënë Lajçaku.

Lajçaku dje ka marrë pjesë në takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.