MPB-ja e Serbisë dha urdhër për ndalimin e “Mirëdita, dobar dan!”

MPB-ja e Serbisë dha urdhër për ndalimin e “Mirëdita, dobar dan!”

Aktuale June 27, 2024 - 15:26

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se ministria që ai e drejton ka lëshuar urdhër për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

“Ministria e Brendshme ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan!’, për shkak të rrezikut të rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës, si dhe rrezikut të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa më të mëdha”.

“Gjithashtu, nuk do të lejohen tubime të tjera në atë zonë. Për këtë urdhër janë njoftuar organizatorët e takimit”, tha Daçiqi, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 50 djathtistë u mblodhën pikërisht përballë lokalit të Beogradit “Dorëol Platz”, për të penguar organizimin e këtij festivali.