Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për investime të qëndrueshme
Foto: Laura Hasani

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për investime të qëndrueshme

Aktuale June 27, 2024 - 14:46

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin për ankesën e deputetit të PDK-së, Ferat Shala dhe 9 të tjerëve lidhur me Ligjin për investime të qëndrueshme.

Në vendim thuhet se Kushtetuesja nuk ka gjetur shkelje në këtë ligj, transmeton Zeri.info.

“Gjykata ka vendosur që (i) njëzëri të deklarojë kërkesën e pranueshme; dhe (ii) të konstatojë, njëzëri, që nenet 21 (Këshilli), 35 (Përzgjedhja e veçantë e investitorit), 52 (Dispozitat kalimtare) dhe 53 (Shfuqizimi) të Ligjit nr. 08/L-209 për Investime të Qëndrueshme nuk janë në kundërshtim me paragrafin 1 të Nenit 7 [Vlerat], paragrafët 1 dhe 2 të Nenit 119 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2 të Nenit 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore] të Kushtetutës; dhe (iii) njëzëri, të shpallë që, në bazë të Nenit 43 (Afati) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji nr. 08/L-209 për Investime të Qëndrueshme, i dërgohet presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në vendim. /Zëri