Tahiri thotë se Qeveria po mundohet t’i kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike
Foto: Laura Hasani

Tahiri thotë se Qeveria po mundohet t’i kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike

Aktuale June 27, 2024 - 13:29

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria po mundohet t’i kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike.

Këtë deklaratë ai e dha pasi partitë opozitare u larguan nga seanca e sotme e Kuvendit.

“Nuk mund të vazhdonim të qëndronim në seancën e sotme të Kuvendit, ku po tentohej të kaloheshin tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë”, tha Tahiri.

Largimi i opozitarëve erdhi pasi që nuk u morën parasysh rekomandimet e tyre rreth projektligjit për KPM-në, KPK-në dhe administratën publike.