Dështon propozimi katalanas për njohjen e Kosovës, s’i merr votat në kuvendin e Spanjës

Dështon propozimi katalanas për njohjen e Kosovës, s’i merr votat në kuvendin e Spanjës

Aktuale June 27, 2024 - 13:27

Parlamenti i Spanjës s’e ka përkrahur propozimin joligjor të “Junts”-it, që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Nisma për të cilën është debatuar të martën në parlamentin e Spanjës është hedhur poshtë nga partitë PSOE, PP dhe Vox, ndërsa “Sumar” ka abstenuar, shkruan eruopapress.com.

Deputetja e PSOE-s, Obdulia Tbaoadela Alvare, gjatë debatit të martën kishte deklaruar se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dihet dhe mbetet i pandryshueshëm.