Ganimete Musliu rikthehet në Kuvend, pritet me duartrokitje [foto]

Ganimete Musliu rikthehet në Kuvend, pritet me duartrokitje [foto]

Aktuale June 27, 2024 - 12:05

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i është rikthyer seancës së Kuvendit të Kosovës.

Musliu është pritur sot nga kolegët e saj me duartrokitje, pasi mungoi për disa seancë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Mirëseardhje asaj i ka uruar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, i cili ishte duke udhëhequr seancën, shkruan Zeri.info.

“Më lejoni t’i uroj mirëseardhje deputetes Ganimete Musliu, t’i dëshiroj sukses, jemi të lumtur që shërimi dhe shëndeti është stabil, sikurse Ganja ka qenë çdoherë stabile dhe e fortë”, tha nënkryetari Hoxhaj. /Zëri

Image

Image

Image