Opozita lëshon seancën, pasi pozita s’i tërhoqi projektligjet për KPM-në, KPK-në dhe për zyrtarët publikë
Foto: Laura Hasani

Opozita lëshon seancën, pasi pozita s’i tërhoqi projektligjet për KPM-në, KPK-në dhe për zyrtarët publikë

Aktuale June 27, 2024 - 11:57

Opozita gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka kërkuar të tërhiqen tri projektligjet dhe të njëjtat t’i kthehen Qeverisë ose komisioneve përkatëse.

Kërkesa e opozitës ishte që projektligjet që janë në shqyrtim për seancën e sotme të Kuvendit, si ai për Komisionin e Pavarur për Media, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe ai zyrtarët publikë, të tërhiqen pas kërkesave dhe vërejtjeve të shumta nga shoqëria civile dhe Bashkimi Evropian, transmeton Zeri.info.

Asnjëra nga kërkesat e opozitës nuk ka marrë votat e nevojshme, pasi nuk janë përkrahur nga pozita, ndërsa pas kësaj tri partitë opozitare kanë lëshuar seancën. /Zëri

Image

Image

Image