Pozita kundërshton tërheqjen e projektligjit “problematik” për mediat, LDK-ja lëshon seancën
Foto: Laura Hasani

Pozita kundërshton tërheqjen e projektligjit “problematik” për mediat, LDK-ja lëshon seancën

Aktuale June 27, 2024 - 11:41

Deputetët e pozitës kanë kundërshtuar kërkesën e opozitës që projektligji për Komisionin e Pavarur për Media të tërhiqet nga rendi i ditës dhe të rikthehet në Komision.

Kjo kërkesë është bërë nga Grupi Parlamentar i LDK-së, pas vërejtjeve që i janë bërë projektligjit në fjalë, ndërsa edhe sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një konferencë për të kërkuar tërheqjen e këtij projektligji, i cili cilësohet “problematik” nga shoqëria civile.

Pro tërheqjes së projektligjit për KPM-në kanë votuar vetëm 25 deputetë, ndërsa 50 ishin kundër, raporton Zeri.info.

Pas votimit, LDK-ja ka lëshuar seancën. /Zëri