Kuvendi i Kosovës, sot seancë në kushte të jashtëzakonshme
Foto: Laura Hasani

Kuvendi i Kosovës, sot seancë në kushte të jashtëzakonshme

Aktuale June 27, 2024 - 10:02

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë, ku në rend dite janë 32 pika.

Seanca do të mbahet në një sallë alternative dhe jo në atë të mbledhjeve plenare. Shkak janë punimet për rregullimin e sistemit të votimit elektronik në sallë, që, sipas Kuvendit, pritet të zgjasë deri në fund të gushtit.

Image

Zhvillimi i punimeve plenare në salla të ngushta alternative është vlerësuar i vështirë për opozitën.