Vllasi: Kurti bëri gabim që s’u takua me Vuçiqin
Foto: Zëri

Vllasi: Kurti bëri gabim që s’u takua me Vuçiqin

Aktuale June 27, 2024 - 09:57

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin në ndërmjetësimin e Borrellit dhe Lajçakut.

Ai ka thënë se Borrelli e lë fajtore Kosovën dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte.

Sipas tij, Kurti është dashur në takim t’ia thotë Vuçiqit kërkesat e tij të paraqitura.

“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrelli u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke”, ka thënë ai në Tëvë 1.

Vllasi ka thënë se nga ky takim nuk kanë pas pritje as Borrelli e Lajçaku, vetëm se e kanë përmbushur agjendën e tyre.