Sot diplomojnë kadetët e FSK-së
Foto: Laura Hasani

Sot diplomojnë kadetët e FSK-së

Aktuale June 27, 2024 - 08:19

Sot ushtrisë së Kosovës do t’i shtohet edhe një numër i ushtarëve.

Nga ora 09:45 do të nisë ceremonia e betimit të kadetëve të gjeneratës së vitit 2024 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aty do të marrin pjesë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.

Ky organizim mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.