Sulmi në Banjskë, Hoxha: Prokuroria s’del me raport për të njoftuar Qeverinë dhe BE-në
Foto: Zëri / Arkiv

Sulmi në Banjskë, Hoxha: Prokuroria s’del me raport për të njoftuar Qeverinë dhe BE-në

Aktuale June 26, 2024 - 21:49

Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka thënë se rasti i Banjskës është mjaft voluminoz dhe se për këtë prokurorisë i duhet kohë për shkak se kërkon angazhim më të madh.

“Rasti i Banjskës është mjaft voluminoz që kërkon kohë, punë dhe angazhim shumë të madh. S’dyshoj në angazhimin e prokurorit, apo më shumë prokurorëve dhe me hetuesit e krimeve të rënda që punojnë. Kam pas rast t’i njohë. Ky rast voluminoz merr kohë.” – tha ai.

Në lidhje me kritikat në mungesë të një raporti për sulmin e 24-shtatorit, Hoxha tha se Prokuroria s’del me raporte as për BE-në e as për Qeverinë deri në momentin kur të grumbullojnë provat.

“Rasti është mjaft kompleks dhe duhet të përgatitet. Dhe Prokuroria s’dalin me raporte me njoftuar Qeverinë dhe BE-në, por dalin me aktakuzë kur të grumbullojnë provat”, deklaroi Hoxha në T7.