S’ka takim trepalësh në Bruksel

S’ka takim trepalësh në Bruksel

Aktuale June 26, 2024 - 18:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka mbajtur takim trilateral me të dhe përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell, dhe emisarin për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Ani se ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq me palën evropiane, kjo gjë nuk ka ndodhur sot Bruksel.

Vuçiq para mediave në Bruksel ka pohuar se ai është kthyer në takim të ndarë tri herë, dhe përfaqësuesit e BE-së ia kanë transmetuar porositë e Kurtit.

“Nuk ka pasur as takim me Kurtin sepse ai nuk ka dashur apo nuk është lejuar të takohet me mua. Unë jam kthyer në takim tri herë, më kanë përcjellë mesazhet e tij, kështu që unë jam përgjigjur. Ata thonë se ai nuk është gati për takim me mua”, pohoi ai.

“Ishte një takim i suksesshëm, biseduam për të gjitha, do të vazhdojnë, negociatorët kryesorë të martën, pres vazhdimin dhe kemi shumë punë për të bërë, është një punë e vështirë për të gjithë njerëzit tanë që po punojnë shumë. Është shumë e komplikuar, është një situatë e vështirë për popullin tonë në Kosovë, ne do të vazhdojmë të luftojmë”, shtoi Vuçiq.