Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit

Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit

Aktuale June 26, 2024 - 17:23

Një mot i ligë me shi dhe breshër ka përfshirë në orët e pasdites rajonin e Ferizaj, Prizrenit dhe Opojës.

Nga fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale shihet se breshëri ka zbardhur tokën në fshatrat e Prizrenit dhe Opojës.

Në të njëjtën kohë reshjet e shumta të shiut tashmë kanë shkaktuar ‘lumenj’ nëpër rrugët e qytetit në Prizren.